Gjilan

“Hidromorava” nuk i plotëson kërkesat e punëtorëve, paralajmërohet grevë dyorëshe

Greva njëorëshe e punëtorëve të Kompanisë “Hidromorava” nuk i ka bindur vendimmarrësit për kërkesat e tyre.

Sindikata, që këtë të hënë ka mbajtur grevë  njëorëshe, kishte kërkuar që punëtorëve t’u paguhet paga e trembëdhjetë, ngase kompania kishte operuar pozitivisht, pasi që edhe premtimi  kishte qenë asisoj. Sipas grevistëve të gjitha kompanitë e ujësjellësit në Kosovë i kishin stimuluar punëtorët e tyre edhe në “Hidromorava” punëtorët ishin angazhuar që të mbledhin borxhet e vjetra  dhe ia kishin dalë, por që Kompania deri më tashti nuk e pa të  arsyeshme që ata t’i shpërblejë  për mundin  që kanë bërë.

Tashti punëtorët kanë ashpërsuar masat, kështu që për nesër e martë 14 shkurt kanë paralajmëruar grevë dyorëshe. Ja  postimi i  plotë i tyre:

Ju njoftojmë se pas jopërmbushjes së kërkesave të punonjësve të Kompanisë “Hidromorava” SH.A në Gjilan, greva do të vazhdojë edhe më datën 14.02.2024. Kjo grevë do të zgjasë dy orë, nga ora 08:00 deri në ora 10:00 dhe do të mbahet para zyrës së Kompanisë “Hidromorava” SH.A në Gjilan.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.

You Might Also Like