Po vazhdojnë investimet për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se do të ketë ujë të pijshëm për çdo shtëpi në Gjilan me një investim prej 15 milionë eurosh.
“Edhe një lajm tjetër i mirë për Gjilanin. Projekti madhor që pritet të fillojë, garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë qytetarët”, tha Hyseni.
I pari i komunës shtoi se ky projekt përfshinë rrjet të ri ujësjellësi, gypa kryesorë dhe dytësorë për ujë të bollshëm në çdo lagje. Rezervuar të ri 3500 m³ në Përlepnicë, kapacitet i madh për të ardhmen e qytetit. Dy stacione moderne pompimi, për furnizim pa ndërprerje në çdo zonë.
“Faleminderit Bankës Botërore, Projekti Flows dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen në këtë transformim historik”, tha kryetari Alban Hyseni.