Hyseni: Parku Baja, prej një hapësire me mbeturina, është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit
Parqet, hapësirat gjelbëruese dhe rekreative po i shtohen Komunës së Gjilanit, përkatësisht qytetit.
E njëra ndër hapësirat më të mëdha rekreative tanimë është “Parku “Baja” në zonën urbane me rreth dy hektarë e cila po që ka një pamje të bukur, ofron edhe të gjitha kushtet për rekreacion.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se, parku Baja, është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit. Me 17 mijë m² hapësirë për me u çlodh, luajt e socializu.
I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se parku ka gjithçka: fushën e basketbollit, atë të tenisit, tavolina shahu, lodra për fëmijë, shtigje për ecje, amfiteatër e shumë gjelbërim.
“Prej një hapësire me mbeturina, sot është një vend i gjallë për të gjithë gjilanasit. E kemi qytetin tonë, ta mbajmë gjallë bashkë”, tha kryetari Alban Hyseni.