Gjilan

Hyseni: Për lidhjen mes ekonomisë e arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual 

Përkushtimi për arsimin po vazhdon pa ndalur nga Komuna e Gjilanit.
Nuk po mungojnë as investimet në infrastrukturë e mjete të punës e laboratore moderne për mësim.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se që nga fillimi i qeversjes tonë përkushtim të veçantë i kanë kushtuar shlollave të mesme profesionale.
Sipas tij shembulli më i mirë për këtë është shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku janë rreth 1 milionë euro investime në infrastrukturë e mjete të punës, laboratore moderne për mësim.
I pari i Gjilanit, theksoi se përveq investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndetësor të nxënësve që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndryshme si shkenca kompjuterike, instalues elektrik, mekatronik, automekanik, ndërtimtari, instalues të ngrohjes e klimatizimit, trafik rrugor, teknologji kimike, informatik, IT, arkitektur, ndërtimtari e gjeodezi.
Më tej ai tregon se e gjithë kjo punë ka reflektuar edhe në numrin e nxënësve të regjistruar, ku nga viti në vit kemi rritje të numrit të nxënësve.
“Për lidhjen mes ekonomisë dhe arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like