ZGJEDHJET 2025

Hyseni: Sot është dita më e rëndësishme për vitet që na presin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka votuar sot në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Kryetari Hyseni, tha se sot është dita më e rëndësishme për vitet që na presin.
“Shprehja e vullnetit qytetar, përveçse një e drejtë e secilit prej nesh, është edhe një obligim ndaj vetes dhe së ardhmes sonë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit i sugjeron qytetarëve të Gjilanit dhe Kosovës, që të shfrytëzojnë këtë të drejtë për të treguar vullnetin dhe përcaktimin e tyre.

You Might Also Like