KRONIKË E ZEZË

I iku drejtësisë, u arrestua nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan dhe hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 14.07.2024 kanë arrestuar T.K. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri (3) vite për veprën penale ‘’Dhunim’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like