Futboll

Inspektori Raif Ajeti nuk i ndërron ngjyrat e SC Gjilanit me diamantët e botës

 Tifozët anembanë botës kanë një dashuri të veqantë ndaj lojës së futbollit, ata lindin, jetojnë e vdesin për klubet e tyre të zemrës duke u bërë pjesë e jetës së tyre në mënyra të ndryshme, duke i pagëzuar edhe fëmijët e tyre për idolët e tyre në fushën e blertë të futbollit. SC Gjilani në radhët e saja ka një tifozë të veqant tani e 27 vite, i cili në asnjë ndeshje nuk mungon në shkallët e stadiumit kudo që paraqitet klubi i tijë i zemrës SC Gjilani, e ky është Inspektori i cili punon në Komunën e Gjilanit, Raif Ajeti. Ajeti që nga mosha e 14 vjeqare si fëmijë ishte dashuruar në ngjyrat “bardhekuqët” të Gjilanit, i cili tani e 27 vite i ka mbet besnik për tërë jetën klubit me të cilin po rritet. Kur gjithqka shteti Serb kishte larguar nga stadiumet futbollistët shqiptarë në vitet 1990, tifozi i “Skifterave”, Raif Ajetii ri për nga mosha ishte dashuruar në futbollistët që më vonë kanë bartur mbi supet e veta duke themeluar SC Gjilanin në vitin 1995. “Isha shumë i ri për nga mosha, futbollin e doja shumë, dashuria më lindi kur futbollistët shqiptarë u larguan me dhunë nga satdiumet dhe u detyruan në fillim të mirren me futboll të vogël ku bënin gara shumë futbollist cilësor siq ishin idollët e mijë, Muharrem Sahiti, Veton Xhemajli, Naser Ajeti, Sadullah Ajeti, Selajdin Jerliu e shumë futbollist tjer, këta ishin idolët e mi që më bënë tani e shumë kohë të jem me klubin e madhe të ngjyrave “kuqebardhë” të Gjilanit, që nuk i ndërrojë as me diamantët e botës”, ka bërë të ditur tani 42 vjeqari, Raif Ajeti. Për tifozin e “Skifterave”, Ajetin klubi i Gjilanit është klubi më i madhë në Kosovë në cdo pikëpamje. “Më kujtohet isha vetëm 16 vjeqar kur luanin në livadhe të fshatit Malishive, tërë natën nuk zisha gjumë në sy për ta parë klubin e jetës sime Gjilanin në fushë, ishin kohëra të vështira nën tytat e automatikut Serb por ishim krenar që SC Gjilani në mënyrë paralele ju kundërvu armikut shekullor duke formuar klubin në vitin 1995 mu në kohërat më të vështira të popullit shqiptarë, për të mbledhur afër saj shumë futbollist cilësorë, patriot e donatorë të mëdhej ndër vite, kjo është histori që nganjëherë ti përzien ndjenjat dhe të bën krenar e nostalgjikë por të bën të lumtur që isha pjesë e kësaj historie”, thekson Inspektori e “Skifteri”, Raif Ajeti. Për “Skifterin”, Raif Ajeti klubi i tij i zemrës SC Gjilani është pjesë e jetës së tij i cili jeton me rezultatet e SC Gjilanit. “Për mua SC Gjilani është klubi i vlerave, i patriotizmit, klub i dashurisë i ndjenjave shpirtrore, unë përposë që gjdo ndeshje kampionale që përcjelle, unë përcjelli edhe stërvitjet e klubit por edhe fazat përgaditore jashtë vendit shkojë e vizitoj klubin tim të shpyrtit dhe ngjyrat e zemrës “kuqebardhë”, shprehet Ajeti. Ajeti nuk i ik as derbit lokal dhe më të madhit në vend, për të cilin ka vetëm fjalë të mëdha. “Jam krenar që i takoj këtij derbi më të madhit në vend, ne promovojmë dhe mbajmë epitetin dhe krenarisë së futbollit Kosovar. Jam shumë i lumtur që gjerë më tani nuk ka ndodhur as më i vogli incident, ne jemi qytetarë, vëllezër e shokë, por fitorja ndaj rivalit lokal më bën të ndihem krenar dhe më besoni, këto fitore nuk i ndërrojë me asgjë, të bëhem i sinqert kur fiton klubi i zemrës me duket se bota është e imja por kur pëson humbje SC Gjilani pa marrë parasysh nga cili klub zemra ime pushon dhe nuk është në gjendje të mire”, bën të ditur me emocione, Raif Ajeti. Tifozi i “Skifterave”, Ajeti për gjatë këtyre 27 vite ka përcjellë shumë futbollist, trajnera e donatorë të ndryshëm i cili i falenderon nga zemra. “Ju jam mirënjohës të gjithë futbollistve, trajnerve e donatorve që kanë derdhur djers në fanelën “kuqebardhë”, edhe ata duhen të jenë krenar me ngjyrat të cilat i kanë djersitur e kanë bërë vetën krenar por kanë bërë krenar edhe klubin dhe tifozët e saj më të mëdhej në botë, që e kanë një emër e ky është emri i cili sundon “Skifterat’”. Për tifozin Raif Ajeti, SC Gjilani është një gjymtyrë në trupin e tij as shiu, breshëri, bora e dielli nuk munden ta ndalin, pasiqë vet jeta e tij ka vetëm një emër SC Gjilani.
 
 
 
 
 
 

You Might Also Like