Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, menjiherë pas kthimit nga udhëtimi zyrtar disaditësh që kishte bërë në Zvicërr, ka vizituar sot ambientet e objektit të ri të Administratës Komunale, për tu njohur me ecurinë e punimeve, që tani janë në përfundim e sipër.
Sipas informative më të reja që morrëm, pritet që së shpejti, ky objekt të jetë në funksion të organeve komunale, ku do të mundësohen kushtet më të mira për punë për personelin punonjës, por edhe për shërbimet e qytetarëve.
Ndryshe ky objekt kishte nisë së ndërtuari para rreth 6 vitesh e që ishte donacion I Kshillit Evropian për shkaqe ende të panjohura ishte zhagitur së ndërtuari por që ja më në fund edhe kësaj zhagitjeje I erdhi fundi dhe së shpejti administrtat komunale e Vitisë, do të vendosët në objektin e ri I cili tashmë është gati .Ndryshe siq njoftojnë kompetentet e Komunës së Kllokotit edhe këtu së shpejti Objekti i administratës komunale do të jetë gati për funkcionim e që kishte filluar së ndërtuari që në vitin 2011 pra para rreth 7 viteve./ Aziz Zuka