“20 vjet Dritë n’tifoskenë”. Ky është mesazhi i vitit jubilar të themelimit të tifozëve, ‘Intelektualët’.
Njëri nga tifo-grupet më aktive në vend feston 20 vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, ‘Intelektualët’ më 23 dhjetor do ta shënojnë këtë ngjarje me disa aktivitete.
Fillimisht, prej orës 12:00, tifozët do ta zhvillojnë një miqësore me futbollistët e Dritës, klub për të cilin kanë bërë shumë për kaq këto vite, shkruan Gazetasheshi.com.
Takimi do të luhet në terrenin me bari sintetik.
Ndërkohë, prej orës 18:00 qytetit do të marrë ngjyrën e kaltër pasi do të bëhet ndezja e flakadanëve.
Ndërsa, më vonë prej orës 20:20 do të ketë edhe argëtim për të gjithë ‘Intelektualët’ e interesuar në njërin nga klubet e qytetit.
Hyrja do të jetë pa pagesë për të gjithë.