Klubi i Tifozëve të Dritës, të njohur me emrin “Intelektualët” do të protestojnë në përkrahje të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
Ky grup i tifozëve i ka ftuar qytetarët që me datë 11 Janar, duke filluar nga ora 11:55 në sheshin “Agim Ramadani” para teatrit të qytetit të jenë pjesë e protestës gjithëpopullore në përkrahje të ish-kryeministrit të Kosovës, gjeneral Ramush Haradinaj.
“Sot o kurrë ti mbrojmë vlerat tona kombëtare, është thënë nga “Intelektualët”.