Futboll

Ish-lojtari i Dritës i thotë lamtumirë futbollit

Ish-qendërmbrojtësi i FC Drita dhe i shumë klubeve të tjera, Ardian Cuculi këtë të hënë do t’i thotë lamtumirë futbollit. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:

S𝐨𝐭 𝐢 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐋𝐀𝐌𝐓𝐔𝐌𝐈𝐑Ë 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭ë 𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐚𝐬 𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞 𝟐𝟎 𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐞!

Ka qenë vendim i vështirë më duhet të pranoj, mirëpo “çdo fillim e ka një fund”, një ditë do të ndodhte dhe vlerësoj se tani është koha për këtë.

Unë do të humbas shumë, sepse e di se do të më mungojnë lojërat, stërvitjet, presionet, emocionet, shokët e skuadrave, brohoritjet e tifozëve të mi! Por realisht kam fituar shumë më shumë dhe janë gjëra që do vazhdojnë të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

E di nuk ka qenë e lehtë, por unë dhashë gjithçka për secilën skuadër ku kam luajtur! Suksesi nuk njeh limite, por unë jam i lumtur e krenar me atë që kam arritur.

Me këtë rast dua të falënderoj çdo president që kam pasur, çdo drejtues, trajner, staf mjekësor e çdo punëtor në çdo klub ku kam qenë. Falënderoj madje edhe kundërshtarët që me garën korrekte më kanë bërë të përmirësohem, arbitrat, pjesëtarët e mediave e çdo njeri që ka pasur pikë të përbashkët me mua gjithë këto vite.

Falënderoj familjen time që më ka përkrahur në këtë rrugëtim të gjatë!

Falënderoj Zotin që më mundësoi të shijoj këtë lojë të bukur!

Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Të fala Cuci

You Might Also Like