Futboll

Ish-lojtari i Gjilanit kalon te Tirana

Klubi shqiptar, Tirana ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të majtë, Qëndrim Ismajli, i cili së fundmi luajti te Gjilani.

Pas një super-sezoni me Gjilanin në Superligën e Kosovës, Ismajli do të vazhdojë karrierën në Superioren Shqiptare.

Është vet klubi Tirana, i cili ka njoftuar zyrtarisht transferimin e 25-vjeçar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Tirana nuk ka dhënë detaje tjera mbi kohëzgjatjen e kontratës së Ismajlit.

Postimi pa ndërhyrje i Tiranës

Mirësevjen Qëndrim Ismajli

Klubi i Futbollit Tirana njofton se mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës

Mbrojtësi 25-vjeçar afrohet te Tirana nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka spikatur me Gjilanin, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje Ismajlit dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar.

You Might Also Like