Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës nuk është prononcuar për gazetarët pas ndeshjes Gjilani – Besa. Atij është hera e dytë radhazi që po i ndodh që të largohet nga bankina e ekipit të tij, pas reagimeve ndaj gjyqtarëve.
Munishi ka qenë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë së gjyqtarit Besfort Kosumi, për cka atij i ishte tërhequr vërejtja, por pak minuta më pas, pas një ndërhyrje ndaj lojtarit të tij e që gjyqtari anësor Edmond Zeqiri nuk dha shenjë për ndërprerje të ndeshjes, Munishi sërish reagoi ashpër e kryesori Besfort Kosumi e largoi nga ndeshja deh deri në fund ai u desh që të përcjell ndeshjen nga ballkoni.