Podgoricë, 14.07.2021
Treneri Ardian Nuhiu së bashku me kapitenin Ardian Limani para stërvitjeve, dolen në konferencë për media përballë gazetarëve të cilët konfirmuan se janë gati për këtë përballje, por që nuk do të jetë e lehtë pasi që Deçiç edhe në ndeshjen e parë e konfirmoi që ka cilësi dhe dëshirë shumë të madhe për fitore!
Në pyetjen e gazetarit i cili pyesti se: Vini nga një fitore prej 2:1 në ndeshjen e parë, qka do të thot kjo për ju, Nuhiu tha:
“Për dallim nga ndeshja e parë, tani më e njohim kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe rezultati nga ndeshja e parë nuk do të thot asgjë për ne. Ekipi i Deçiçit ka individë shumë cilësor, por ne do mundohemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme dhe të arrijmë qëllimin tonë”.
Ndërsa gazetari ju drejtua kapitenit duke pyetur se: A keni filluar të mendoni për gjigandin europian Feyenord, kapiteni Limani ju përgjegjë:
“Jo aspak, në mendjen tonë kemi vetëm ekipin e Deçiç, duhet të bëjmë ç’mos që ta kalojmë këtë ekip sepse ka shumë kualitet dhe janë ekip shumë cilësore. Ne fokusohemi nga ndeshja në ndeshje dhe nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne por besoj që jemi të përgaditur mjaft mirë dhe shpresojmë që të kalojmë tutje”.