Futboll

Ja kundërshatri i Gjilanit në ndeshjen për kupë

Klubi i Futbollit Gjilani, që sivjet pati paraqitje të ndryshme, ka një rast të mirë për të dalë në Evropë. Një nga synimet e ekipit bardh e kuq është Kupa e Kosovës në Futboll, synim të cilin e kanë edhe shumë ekipe të tjera.

Në arritjen e këtij qëllimi, Gjilani do të përballet me Klubin e Futbollit Sharri. Drejtori sportive i KF Gjilani, Sallah Sherifi, që ka tërhequr shortin, beson se Gjilani do t’a kalojë këtë raund.

Edhe vitin e kaluar, KF Gjilani kishte pasur rast të mirë për të prekur finalen, apo edhe për t’a fituar kupën, por kishte humbur nga Vushtrria, ndeshje të cilën Gjilani e kishte luajtur në Ferizaj.

Ndeshja zhvillohet të martën më 27 nëntor 2018.

You Might Also Like