FFK ka caktuar orarin për dy nga ndeshjet e mbetura në kuadër të Superligës së Kosovës
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës që ishte shtyrë shkaku i ruajtjes së terrenit të stadiumit “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me 28 shtator. Kjo ndeshje i takon javës së tretë të elitës së futbollit kosovar, ndërsa për orën do të caktohet më vonë. Për momentin Drita është në vendin e parë me 17 pikë të tubuara, derisa Prishtina ka 11 pikë nga po aq ndeshje dhe gjendet në pozitën e tretë.