Këtë të mërkurë, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, në ndeshjen kryesore të xhiros së VII do të përballen Ballkani i Suharekës dhe Drita e Gjilanit.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim në ora 14, kurse drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë kryesori Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.