Marrëveshja do të nisë së zbatuari nga janari i vitit 2025, teksa synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e futbollistëve të rinj në këtë regjion.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi lart këtë marrëveshje dhe inkurajoi bizneset e tjera vendore që të ndjekin këtë shembull të mirë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të gjitha rajonet e Kosovës.
“Falënderoj kompaninë ‘RC Cola’ dhe pronarin e saj, Fejzullah Mustafa, për këtë sponsorizim të rëndësishëm që do të fillojë në vitin 2025. Kjo marrëveshje është një shembull i shkëlqyer për mbështetjen e shkollave të futbollit dhe të fëmijëve tanë të talentuar. Përgëzoj gjithashtu kryetarin e LRF Gjilanit, Armend Misini, për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe për punën e mirë në vazhdimësi. Inkurajoj të gjitha bizneset tjera nëpër rajone të ndryshme të Kosovës që të përkrahin zhvillimin e futbollit për fëmijët dhe të ndihmojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë”, tha presidenti Ademi, njofton FFK.