Listës së kandidatëve për kryatar të Gjilanit, së fundi i janë shtuar edhe dy kandidatura [ër kryetar të Gjilanit, që e qojnë në gjashtë numrin e atyre që mëtojnë karrikën e të parit të komunës së Gjilanit.
Leonora Morina – Bunjaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë dy emrat e rinj që edhe zyrtarisht i kanë hyrë garës për kryetar të Gjilanit.
Pra, pas zhvillimeve më të fundit postim më të lartë në komunën e Gjilanit deri më tashti janë duke e lakmuar gjashtë pretendentë, katër të subjekteve politike dhe dy kandidatë të pavarur, kurse në ditët e fundit mund të ketë befasi që ndoshta edhe ndonjë kandidat tjetër mund t’i bashkëngjitet kësaj gare, shkruan kryelajmi.com
Lutfi Haziri, kryetar i tashëm i Komunës së Gjilanit do të kandidojë edhe për një mandat tjetër, duke qenë kështu njëri ndër personalitet më jetëgjate në Kosovë në postin e kryetarit të komunës. Dega e LDK-së në Gjilan i ka dhënë besimin Lutfi Hazirit, që edhe në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë për kryetar të Gjilanit.
Shumë nga njohësit politikë, por edhe subjektet politike rivale e kanë parë Lutfi Hazirin si lojtar të fortë në politikë, duke pandehur se ai në momentet e fundit do të kandidojë, duke i shikuar kandidaturat tjera, por vetë Haziri ka përgënjeshtruar këtë zëra, duke u kandiduar i pari nga të gjithë kandidatët e subjekteve politike dhe duke u lënë atyre mundësinë që të përzgjedhin kandidatët që do t’i dalin përballë.
Leonora Morina – Bunjaku, është kandidate e PDK-së për kryetare të Gjilanit. Morina – Bunjaku, që ka qenë zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e vetmja femër në këtë garë. Ajo ka dalë si emër koncensual nga dega e PDK-së, pas zhvillimeve në këtë subjekt politik, i cili mbeti edhe pa kryetar dege, pas tërheqjes së Qemajl Mustafës. Tashti, PDK, që ka bërë ndryshime në struktuarat udhëheqëse të degës, pret që të ketë një imazh të ri, duke mëtuar që të kthejë votuesin e dikurshëm, kur PDK në dy mandate, pikërisht me Qemajl Mustafën, pati udhëhequr me komunën e Gjilanit.
Kandidati i fundit që i ka hyrë kësaj gare, por edhe njëri më të rëndësishmit është përfaqësuesi i LVV-së, Alban Hyseni, që është kandidati më i ri për nga mosha në mesin e të gjithë kandidatëve. Edhe LVV, që fitoi numër rekord të votave në zgjedhjet nacionale, në rrafshin lokal u përcoll me probleme të natyrës organizative. Pa shumë bujë, kryetari i Qendrës së LVV-së në Gjilan pati dhënë dorëheqje e në këtë degë nisën të qarkullojnë emrat nga më të ndryshimit si kandidat të mundshëm, por që në fund nga të gjithë këta, besimi iu dha deputetit Alban Hyseni, i cili sikur kishte nisur fushatën, duke ecur fshat më fshat. A do të përsëris rezultatin e zgjedhjeve nacionale VV në Gjilan do të shihet në tetor, kur Gjilani do të ketë një udhëheqje që del pikërisht nga këto zgjedhje.Nazim Gagica
Subjekt tjetër politik që e ka bërë publike kandidaturën është AAK, e cila për të parin e komunës e ka nominuar Nazim Gagicën, që aktualisht është drejtor në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan. Herëve të kaluara AAK kandidatin më të fortë e kishte Rexhep Kadriun, i cili kësaj here ka lëshuar udhë për të tjerët, duke lëshuar edhe vendin e kryetarit të degës, të cilin përkohësisht e mori Agim Zuzaku e në fund këtë post e kishte marrë Bajram Hasani, që më herët kishte qenë edhe në subjekte të tjera politike (PDK e Nisma), kishte qenë edhe minisër, por që u konsiderua se është i ri në strukturat e AAK-së, subjekt që e pa si më të qëlluarin pikërisht Nazim Gagicën.
Ardian Foniqi, zyrtar komunal i është shtuar listës së kandidatëve të pavarur për kryetar të komunës së Gjilanit. Ai ka nisur aktivitetet duke thënë se nëse zgjidhet për këtë pozitë, do të punojë në të mirë të Komunës, së bashku me gjithë qytetarët, pa dallime.
Një kandidaturë për Gjilanin kësaj radhe vije edhe nga Evropa, nga Skandinavia. Lulzim Behxheti, duke qenë kryetar i Gjilanit dëshiron që përvojën finlandeze t’a sjell në Gjilan. Ai për çdo ditë në llogarinë e tij në facebook sjell ide se si do të vepronte me problemet që e prokupojnë qytetarin e Gjilanit.
Kryelajmi.com