Futboll

Jashari nuk po i kupton sulmuesit e Drenicës

Kryetrajneri i Drenicës Afrim Jashari është ndarë i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Kur pranon dy gola në mënyrën më amatoreske është e pamundur të fitohet. Në pjesën e dytë u munduam që të ndryshojmë diçka, por pos që ishim të pafat, nuk ishim as të rrezikshëm para portës së vendasve. Unë nuk po mund t’i kuptoj sulmuesit e mi, që nuk po janë të rrezikshëm. Nuk mund të them se mungoi angazhimi i lojtarëve, por është dashur që mos t’i pranojmë golat dhe që ekipin vendas t’a sjellim në telashe”, ka thënë trajneri i Drenicës, Afrim Jashari.

You Might Also Like