Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren ndaj Vllaznisë së Pozharanit, sidomos për të të dhënën se kjo vije pas një loje shumë të dobët të ekipit kryeqytetas që javën e kaluar ishte mposhtur nga Drenica.
“Tërë kohën kemi qenë në presion, sidomos kur rezultati në pjesën më të madhe ka qenë 1:0. Tensionin që pati ekipit në pjesën më të madhe të lojës ia faturoj sulmuesve, të cilët po e kanë të vështirë të shënojnë. Nuk duhet të mbahemi te kjo ndeshje, ngase kemi ndeshje të tjera të vështira. Duhet të jemi më konkret në të ardhmen, ngase ka skuadra të tjera që dinë të ndëshkojnë”, ka thënë Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës.