Shëndeti

Ka ndërruar jetë Sadete Abdullahu – Demiri, ish-infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilanit – Reparti i neonatologjisë

Në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë Sadete Abdullahu – Demiri, ish-infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilanit – reparti i neonatologjisë. Puna e saj në mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve ishte vlerësuar lart nga instititucioni ku kishte punuar, por edhe nga vetë qytetarët

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerës, të cilët kanë njoftuar edhe për datën e varrimit, të cilët kanë shkruar:

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.

Te nderuar familjarë dhe miq.

Ju njoftojmë se me date 09.07.2024 ka ndërruar jetë nana jonë Sadete Demiri, duke na lënë përgjithmonë me zemër të pikëlluar.

Varrimi bëhet nesër e enjte data 11.07.2024 në ora 19:00 në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

E pamja mbahet nga e premtja 12.07.24 deri të dielën 14.07.24 në shtëpinë tonë në Kamnik.

Me respekt Familja Demiri

You Might Also Like