Futboll

Kadetët e KF Shkëndija kampion për stinorin 2022/2023, mëtojnë Superligën e Kosovës

Në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjilan është mësuar edhe kampioni në kategorinë e grupmoshave U17 e për stinorin 2022/2023 kampion është shpallur KF Shkëndija U17.

Kadetët e Shkëndisë kanë dalë bindshëm të parët, duke pësuar vetëm një humbje me një bilanc impresionues prej 15 fitoreve e dy barazimeve, me një goldallim prej 71 golave të shënuar e vetëm 16 të pësuar.

Pa dyshim se më meritorët për këto rezultate të këtij klubi i takojnë lojtarëve që në fushë kanë derdhur djersën e mundit dhe udhëheqjes së shkëlqyeshme të kryetrajnerit Veton Xhemajli dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Afrim Mehmeti.

Ish-lojtari i njohur gjilanas Veton Xhemajli, pas suksesit të arritur, thekson se këto rezultate janë arritur falë punës dhe përkuhtimit të të gjithëve në klub dhe se titulli kampion është arritur me shumë mund e sakrifica.

Tashti, pas shpalljes kampion, KF Shkëndijën, gjeneratën e kadetëve e pret sfida e radhës, ngase ky ekip do të ndeshet me më të mirët e rajoneve të tjera të Kosovës, në garat që dërgojnë në Superligën e Kosovës për kadetë, apo e njohur si Superliga U17. Kryetrajneri Veton Xhemajli, ka besimin se duke marrë për bazë cilësinë që e posedojnë lojtarët që ai i udhëheq, ata mund të kalojnë edhe këtë sfidë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like