Kamenicë

Kamenica pa shërbim noterie

Në komunën e Dardanës është e vështirë të gjesh një noter, kurse për një shërbim të tillë qytetarët e kësaj komune duhet të udhëtojnë deri në Gjilanin për të kryer shërbime.

Një cështje të tillë është ngritur edhe nga Bashkësia Lokale e Karaqevës së Poshtme, të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe zhvillimit të jetës së qytetareve është kërkuar që t’i jepet mundësia kësaj komune që të ketë së paku një shërbim noterie në këtë komunë.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaqevës së Poshtme, ka thënë se deri më tashti qytetari i komunës së Dardanës ka qenë pa një shërbim bazik, andaj kërkohet që qeveria të reflektojë dhe që qytetarëve të kësaj komune t’u mundësohet ky shërbim.

You Might Also Like