Për nder të veprimtarit e dëshmorit të kombit, mësuesit Mustafë Blakaj, në qytetin e Istogut do të mbahet turneu i madh memorial-ndërkombëtarë i karatesë, i pesti me radhë.
Nikoqir i këtij turneu do të jetë KK nga Istogu “E.E Wazari”, ku do të marrin pjesë karateistët nga Kosova,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia e Zvicra.
Karateistët nga komuna e Gjilanit këtë turne masovik ndërkombëtarë, do ta nderojnë me mbi 35 karateist.
Në Palestrën Sportive Dreshaj në Istog, do të përformojnë Seniorët, kadetët e juniorët U14 grupmoshat 7-14 vjet, poashtu organizatori i këtij turneu ndërkombëtar ka paraparë që më të mirët të shpërblehen me mirënjohje, kupa e mjete financiare.