Karateistët nderojnë jetën e veprën e heroit kombëtar Agim Ramadani
Klubi i karatesë “Agim Ramadani” nga Gjilani për herë të parë sot ka organizuar Turneun Ndërkombëtar “Ditët eAgimit “, në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.
Në praninë e shumë musafirve ishin edhe familja e heroit Agim Ramadani të cilët hapjen e këtij turneu e bën edhe më madhështore.
Të gjithë të pranishmit, secili në mënyrën e vet, heroin kombëtar Agim Ramadanin e përkujtuan me fjalë të mëdha, duke thënë se gjaku i tij sot po na mundëson të jemi mbledhur sëbashku nga të gjitha trevat tona, për të jetuar në liri dhe për ta zhvilluar sportin me vajzat e djemt e ri, të cilët nuk kanë qenë as të lindur
por vepra e kolosit të lirisë do të nderohet për jetë e mot.
Organizatori për shumë figura të merituara ka ndarë plaketa duke i nderuar për kontributin e tyre.
Siq bën të ditur nga organizatori, pjesëmarrës në këtë turne të karatesë janë 50 klube me 364 garues.
Interesimi i shikuesve për të parë nga afër luftrat dhe komitet e karateistve ishte mbi 1,000 shikues.
Pjesëmarrës të këtij turneu ishin karateistët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës.