Futboll

Kenan Haxhihamza hero i Gjilanit, priti penaltinë në kohën shtesë

I trimëruar nga rezultatet shumë të mira, SC Gjilani me plot entuziazëm e ka nisur ndeshjen ndaj Feroniklit ‘74 me qëllimin e vetëm që të arkëtojë tri pikë. Mysafirët nga Drenasi, ndonëse janë në pozitën e fundit në tabelë, këtë pranverë u kanë sjellë vështirësi të gjitha ekipeve dhe ata iu kundërvunë shumë mirë edhe Gjilanit, i cili përkundër rasteve të mira nuk ia doli të shënojë në pjesëlojën e parë.

Në pjesëlojën e dytë, Gjilani u hodh me të gjitha forcat në sulm, por pa ia dalë të shënojë, derisa mysafirët u treguan shumë të rrezikshëm në kundërsulme dhe për pak sa nuk kaluan në epërsi në minutën 57.

Pas përpjekjeve të shumta, Gjilani ia ka dalë që të shënojë. Pas një harkimi nga e djathta, Senad Jaroviq u shkëput më së larti, kurse topin me të parën e qëlloi Prapashtica, duke e dërguar atë në këndin e majtë të portës mysafire për 1:0. Në minutën 76, Gjilani pati mundësi të madhe të kalojë në epërsi, por topi i gjuajtur nga Aganspahiq u përplas për pingule. Në minutat e fundit Feronikli ’74 u shfaq tejet i rrezikshëm dhe për pak sa nuk barazoi, por Haxhihamza ia doli që të intervenojë si është më së miri. Kqiku në minutën 86 nga një pozitë shumë e mirë gjuajti në këndin e ngushtë dhe portieri italian Simone Moskin nuk e pati të vështirë të ndalë gjuajtjen e tij.

Kur u dhanë pesë minuta shtesë në zonën e Gjilanit pati një prekje me dorë nga ana e lojtarit Roganoviq dhe pasi është shikuar sistemi VAR, gjyqtari shkoi vetë të shikojë situatën dhe vendosi që të tregojë në pikën e bardhë.  Me një superpritje Haxhihamza ndali gjuajtjen e Zumberit dhe është më meritori që SC Gjilani mori trii pikë nga kjo ndeshje. /Kryelajmi.com/.

You Might Also Like