Më 6 dhjetor 2024, nën organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor, u mbajtën garat komunale në pingpong për Komunën e Gjilanit. Ky aktivitet shërben për të promovuar dhe zhvilluar aktivitetet sportive ndërmjet shkollave të komunës, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të nxënësve në sporte të ndryshme dhe zhvillimin e frymës sportive.
Në garat komunale zakonisht përfshihen disiplina të ndryshme sportive si atletika, futbolli, volejbolli, basketbolli, pingpongu, dhe aktivitete të tjera, ku nxënësit kanë mundësi të shfaqin talentin e tyre sportiv. Kjo iniciativë gjithashtu forcon bashkëpunimin midis shkollave dhe kontribuon në edukimin fizik të nxënësve.
Në këto gara komunale , pingpongu ishte një ndër disiplinat kryesore sportive. Ky sport, që kërkon shkathtësi, koordinim dhe përqendrim të lartë, tërhoqi një numër të madh pjesëmarrësish nga shkollat e ndryshme të komunës.
Garat e pingpongut zakonisht ndahen në kategori sipas gjinisë dhe grupmoshave, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit. Përveç aspektit garues, këto aktivitete ndihmojnë në zbulimin e talentëve të rinj dhe në zhvillimin e kulturës sportive në nivel .
Rezultatet e arritura:
Shfmu Vajzat;
Vendi i parë:
Shfmu,,Agim Ramadani”
Vendi i dytë:
Shfmu,,Rexhep Elmazi”
Vendi i tretë:
Shfmu,,Nazmi Hoxha”
Shfmu Djemtë:
Vendi i parë:
Shfmu,,Agim Ramadani”
Vendi i dytë
Shfmu,,Don Bosko”
Shml Vajzat;
Vendi i parë:
Shml,,Don Bosko”
Vendi i dytë:
Shml,, Shkolla Mjekësisë DrAsllan Elezi“
Vendi i tretë:
Shml Gjimnazi ,,Xhavit Ahmeti”
Shml Djemtë:
Vendi i parë:
Vendi i dytë:
Shmlap,,Adem Kastrati”
Ekipeve fituese ju dëshirojmë suksese në garat regjionale
Koordinator i garave :Prof Reshat Syla