Klubi Futbollistik “Dardana”, ka mbajtur një mbledhje gjatë mbrëmjes së sotme, derisa është diskutuar në lidhje se asnjëherë sipas tyre nuk është mbajtur ndonjë mbledhje për shitjen, privatizimin apo fuzionimin me ndonjë klub tjetër, shkruan Gazetasheshi.com.
Megjithatë, klubi nga Kamenica kanë kërkuar që të ndalohet fuzionimi i manipuluar, derisa kanë theksuar se asnjëherë dhe asnjë anëtar i skuadrës nuk është në dijeni për fuzionimin e skuadrës së tyre me Vushtrrinë, teksa e kanë quajtur fuzionim i kundërligjshëm.
Ndërkohë, Dardana gjithashtu i kanë dërguar thirrje FFK-së për të shfuqizuar vendimin e marrë dhe që ky klub të vazhdoj garat në Ligën e Parë.
NJOFTIM:
Në mbledhjen e mbajtur sot me datën 19/08/2021 në ora 19:00 në Shtëpin e Kultures “ ISA KASTRSTI “ Kamenicë.
Prezent në këtë takim ishin antarë të kryesisë OJQ “ KF.DARDANA “:
Jakup Berisha
Agim Kastrati
Petrit Isufi
Irfan Hashani
Musa Ismajli
Armend Berisha
Besim Osmani
Ismajl Ismajli
Ne këtë takim është theksuar se:
Kuvend i OJQ “KF.DARDANA “ asnjëher nuk ka mbajtur mbledhje të përbashkët për diskutimin e OJQ “KF.DARDANA “ të privatizohet , të shitet apo të Fuzionohet me asnjë KLUB.
Asnjë antarë i kryesis nuk ka njohuri se kur ka ndodhur ky ,,FUZIONIM ,, i kundërligjshëm duke manipulu me nënshkrime , apo mbajtje të kuvendit të klubit.
Kryesia e klubit do të ushtroj padi penale në lidhje me këtë rast dhe do te kërkoj ligjëshmëri sipas procedurave për shëndrrimin e OJQ “ KF.DARDANA “ në ShPK-ë e më pas edhe shitjen apo Fuzionimin e saj.
OJQ “KF.DARDANA “ i bën thirrje FFK-së që ta SHFUQIZOJ vendimin per fuzionimin me klubin “KF.VUSHTRRIA “ pasi që ky fuzionim është i kundërligjshëm.
Gjithashtu kërkojm që “KF.DARDANA “ të vazhdoj garat në LIGËN E PARË TË KOSOVËS .
/Gazeta Sheshi/