Viti

Komandanti i Stacionit policor nsë Viti kapiteni Afrim Halili, falenderon institucionet komunale për mbështetje të vazhdueshme me mjete mbrojtëse

 

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka shprehur falenderim ndaj Institucioneve komunale të Vitisë, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë institucionit që udhëheq ai.

Ai këtë e ka bërënnë takimin e rregllt të KKMSH-së.“Shfrytëzoj nga rasti, që të falenderoj Institucionet komunale, posaçërisht kryetarin Haliti, që na kanë mbështet me masa mbrojtëse, maska, doreza, dezinfektues dhe pajisje tjera që shërbejnë për mbrojtje nga virusi, për gjatë kësaj periudhe sa po përballemi me këtë situatë.

 

Këtë ndihmë e vlerësojm si kontribut tejet të madh, me qenë se shërben për mbrojtjen e shëndetit të pjestarëve të policisë që në vazhdimësi janë në terren dhe të rrezikuar nga infektimet.

 

Andaj, në emër të Stacionit policor në Viti, në emër të të gjithë pjestarëve të policisë, iu falenderoj për këtë mbështetje”, u shpreh kapiteni Halili, në gjatë pranimit  edhe të një dezinfektuesi montues që iu dhurua policisë për ta vendosur në hyrje të objektit të policisë.

 

Ndërsa kryetari Haliti, shprehi mirënjohje për punën tejet të mirë që është duke e bërë policia dhe tha se me situatën me të cilën po përballemi, është më se e nevojshme që të gjithë të jemi të përkushtuar që gjendjen epidemiologjike ta kemi të menaxhueshme.Aziz Zuka

You Might Also Like