Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e shatat e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF dhe atë nën kryesimin e Bekim Azizit. Ai fillimisht i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë.
Megjithatë para shqyrtimit të pikave të paraparë të rendit të ditës anëtarët e këtij komiteti parashtruan pyetje, kërkesa dhe shqetësime të ndryshme. Ata kërkuan sqarime dhe informata se a do të jenë të gatshëm për 1 shtator objekti i shkollës së re fillore “Hailil Alidema” në Pozheran por edhe Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”- Viti. Gjithashtu u kërkua edhe që në Pozheran të bëhen edhe disa shenjëzime në rrugë që të rritet siguria në trafik si dhe u kërkua që të rritet dinamika e punimeve të në qytetin e Vitisë.
Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash pas shqyrtimit dhe plotësimit nga anëtarët e KPF me shumicë votash u aprovuan këto pika:
Procesverbali nga mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politike dhe Financa.
Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2024
Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik projekt planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2025.
Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik draft rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2025.
Gjithashtu u dha edhe një informatë nga drejtoria komunale e Arsimit dhe atë për lidhur me procesin edukativo arsimor dhe përfundimi i gjysmë vjetorit te dytë për vitin shkollor 2023-2024.
Në këtë takim pos anëtarëve të KPF-së në emër të ekzekutivit i pranishëm ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndërsa dokumentet financiare u prezantuan nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kurse informata rreth arsimit nga drejtoresha e DKA-së, Arta Ajeti