Komuna e Gjilanit ka vënë në funksion kamionin e blerë në Gjermani, gjë për të cilin kryetari i komunës Alban Hyseni ishte akuzuar shumë nga opozita PDK e LDK se i njëjti ishte blerë pa procedurat e duhara, sikurse që ka futur në funksion edhe autofshesën që mori donacion nga Granti i Performancës komunale për mjedis të pastër.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në një postim të tij ka shkruar se pastrimi dhe mirëmbajtja e qytetit nga super ekipi i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” po vazhdon me 2 pajisjet e reja të pastrimit, të cilat tani e tutje do të përdoren vazhdimisht për një ambient të gjelbër dhe të qëndrueshëm.
Postimin e tij ai e ka shoqëruar me disa fotografi në të cilat shihen këto dy pajisje duke pastruar rrugët e qytetit dhe sheshin mbi lumin e mbuluar Mirusha. /Kryelajmi.com/.