Komuna e Kamenicës është duke marr pjesë në konferencën përfundimtare të Programit ROMACTED II të Këshillit të Evropës me temën: “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Romëve në nivel lokal”, që po mbahet në Stamboll, Turqi, nga data 11 deri më 13 dhjetor 2024.
Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së dhe person kontaktues ndërmjet Komunës dhe Këshillit të Evropë, e cila është duke e përfaqësuar Kamenicën, në fjalën e saj ka përmendur projektet kryesore që Komuna ka realizuar në kuadër të Programit ROMACTED II, si: organizimi i Ditës Ndërkombëtare të Romëve, një ngjarje e pasur me aktivitete kulturore dhe artistike, që ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat e komunitetit rom, hapja e një lulishteje iniciativë biznesore e realizuar nga dy vajza të reja nga komuniteti rom, që u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe Komuna e Kamenicës, gjë kjo e cila shënoi një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të këtij komuniteti.
Ajo theksoi se këto projekte kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e përfshirjes sociale dhe fuqizimin e komunitetit rom, duke dëshmuar përkushtimin e Komunës së Kamenicës për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Në fund të fjalës së saj, Koordinatorja Demolli-Kastrati falënderoi Këshillin e Evropës për këtë program.
“Në emër të Komunës së Kamenicës, falënderoj Këshillin e Evropës dhe Programin ROMACTED II për mbështetjen që na kanë dhënë si komunë, mbështetje që ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqizimin e komunitetit rom, për të cilën jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Një falënderim i veçantë shkon për znj. Sakibe Jashari, Koordinatore e Projektit, për përkushtimin dhe mbështetjen e saj të jashtëzakonshme në realizimin e këtyre projekteve. Ju faleminderit”, ka shtuar ajo.
Gjatë konferencës, Këshilli i Evropës ndau një mirënjohje falënderimi për Komunën