Gjilan, 18 mars 2025 – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, më mbledhjen III për këtë vit, ka rekomanduar për seancën e Kuvendit raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, sikurse edhe raportin financiar për vitin fiskal 2024.
Në takimin e të martës, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve, raportin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, raportin e komisionit për cilësinë e ajit, informatën për manifestimin “Flaka e Janarit 2025” e diskutimin për kontratat në vepër në Komunën e Gjilanit.
Komiteti për Poliktikë dhe Financa në Gjilan ka rekomanduar, po ashtu, edhe kërkesën e OVL UÇK-së për mbështetje financiare, kërkesën e Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim, kërkesën e organizatës LIZA-R, kërkesën për ndihmë direkte të familjes së dëshmorit Ibrahim Pacolli, kërkesën e një zyrtareje komunale për mbështjen për mjekim e atë për mbështetje për projektin me karakter socio-ekonomik.
KPF ka rekomanduar edhe kërkesën e kryesuesit Kadriu për diskutim për katalogimin e vendeve të punës në Gjilan, derisa nuk ka kaluar raporti i suksesit të nxënësve për vitin 2024, nën arsyetimin e mungesës së përfaqësuesve të DKA-së.
Në fund, anëtarët e KPF-së kanë aprovuar edhe kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të lirohen nga pagesat e shërbimeve në shëndetësinë primare, e cila është arsyetuar nga Gentrit Murseli (LDK).