Gjilan

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të KFOR-it turk

Gjilan, 6 janar 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu

ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it turk, major z. Yunus Ylldiz dhe nënoficerin z. Faruk Karatas.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kadriu, fillimisht falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe i njoftoi të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kompetencat, organizimin dhe sfidat e punës së kësaj prokurorie.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it turk, falënderuan kryeprokurorin për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar dhe theksuan se mbeten të përkushtuar në misionin e tyre.

Në fund të këtij takimi të njëjtit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me qëllim të kontributit në sigurimin e paqes.

You Might Also Like