Kryetari Alban Hyseni dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, sot gjatë ditë kanë dalë në terren dhe kanë parë nga afër punimet në rrugën e cila lidhë dy fshatrat Lladovë dhe Zhegër.
Hyseni ka treguar se së shpejti do të filloj do të realizohet edhe projekti i Trotuarit në fshatrat Demiraj – Haxhaj.
Shkrimi i Hysenit në facebook:
Ka filluar sanimi i rrugës Lladovë – Zhegër
Qeverisja jonë për Grykën e Karadakut:

Palestra e sporteve në vlerë 1.2 milionë euro

Çerdhe e re në vlerë 155 mijë euro

Asfaltimi i hapësirës rreth çerdhes

Dollapë individual për të gjithë nxënësit e shkollës “Agim Ramadani”

Laborator për analizat e gjakut në QMF, në vlerë prej 40 mijë euro

Rregullimi i rrugëve të rendit të III-të

Shtrirja e rrjetit të kanalizimit fekal

Funksionalizimi i Tregut të Kafshëve

Aneksi tek Tregu i Fshatit – Objekt i ri si dhe zgjerim i hapësirës për tregtarët

60 mijë euro të destinuara për projektin e zgjedhur nga vetë banorët e Zhegrës – “Terren sportiv në shkollën e fshatit”

Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Nasalë

Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Llashticë

Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Haxhaj

Terren sportiv në fshatin Shurdhan

Rregullimi i rrugëve të rendit të III-të në fshatin Shurdhan

Së shpejti do të realizohet edhe projekti i Trotuarit në fshatrat Demiraj – Haxhaj.
Vëmendjen e kemi kthyer edhe kah fshatrat. Projekte edhe më të mëdha po na presin.