Viti

Kryetari Haliti priti në takim Përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut Zahir Tanin !

 Pas një kohe mjaftë të gjatë / rreth 15 vitesh/ , që kur ishte funksionale Administrata e UNMIK-ut në Kosovë ,një përfaqësues i Administratës së  cunguar të UNMIK-ut  ka vizituar për herë të parë komunën e Vitisë .

Është fjala për Zahir Tanin, përfaqësues special i  OKB në Kosovë i cili është  pritur nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.

Meqë takimi i sotëm që zgjati rreth një orë ishte I mbyllur për media , por edhe pas takimit përfaqësuesi i UNMIK-ut  nuk ishte I disponuar që të prononcohet për media të cilat e priten më kot, ne jemi të detyruar që lidhur me këtë takim të marrim të dhëna nga informata  rreth këtij takimi, që ka postuar në VF e komunës nga Zyra për Informim  dhe Marrëdhënie me Publikun e në të cilën  shkruhet :

“Gjatë takimit me Tanin,  Kryetari Haliti e ka njoftuar atë dhe bashkëpunëtorit e tij lidhur me projektet e ndryshme në komunën e Vitisë, që janë realizuar dhe ato që pritet të realizohen në vitin në vijim. Kreu i Komunës së Vitisë ka potencuar se kjo komunë përveç që ka bashkëpunime të mira ndër komunale në nivel vendi ka bashkëpunime edhe në nivel ndërkombëtar.

“Komuna e Vitisë ka bashkëpunime të shumta jo vetëm në nivel vendi por edhe në atë ndërkombëtar. Ne kemi bashkëpunim të mirë me Komunën e Kirchhain të Gjermanisë në kuadër të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu kemi bashkëpunim të mirë edhe me Komunën e Likovës dhe Kriva Plankës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit ndërkufitar Cross Border të Bashkimit Evropian”, u shpreh Kryetari Haliti.

Haliti, potencoi se bashkëpunime të tilla ka edhe me Komunën Velika Pisanica të Kroacisë  dhe me Qytetin e Masonit- Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje,  Kryetari Haliti e njoftoj z. Tanin me potencialet e shumta që ka komuna e Vitisë për investime por edhe me nevojat.

Kurse Përfaqësuesi Special të Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut, Zahir Tanin u shpreh se ata janë të njoftuar me punën e mirë që po bëhet në Komunën e Vitisë për të gjithë qytetarët. Ai gjithashtu potencoi se UNMIK-u do të shikoj nevojat të cilat i ka komuna e Vitisë dhe mundësitë për përkrahje.

Duke folur mbi çështjen e sigurisë në këtë Komunë, Kryetari Haliti potencoi se siguria në komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile por potencoi nevojën e vendosjes së kamerave në qytet.

 

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, z. Afrim Halili shtoj se gjendja e sigurisë në këtë komunë me të vërtetë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka probleme ndër etnike dhe ndër fetare dhe vuri në pah kushtet jo të mira që ka ky stacion policor në objektin e vjetruar. Megjithatë ai shpreson se këto kushte do të përmirësohen sa më parë.

Ndërkaq lidhur me propozimin e Kryetarit Haliti që të vendosën kamera të vëzhgimit në qytet ai tha se ato ndikojnë pozitivisht në siguri. Aziz Zuka

You Might Also Like