Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me OJQ  “Advancing Together” për renovimin e parkut afër stadiumit ndihmës

Gjilan, 26 janar 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një marrëveshje me drejtorin e OJQ “Advancing Together”, Bashkim Ibishi, e cila parasheh  bashkëfinancimin për renovimin e parkut ekzistues afër stadiumit ndihmës të futbollit, përkatësisht prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ky projekt përfshinë renovimin e  stazave të ecjes, ndriçimit, hapësirat e gjelbra, këndin e lojërave për fëmijë e këndin e lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta, sikurse edhe një verandë e cila do të jetë hapësirë ideale për komunitetin.

Vlera e investimit do të jetë në total 18 mijë euro, nga e cila 10 mijë euro do të financohet nga Advancing Together dhe 8 mijë euro nga Komuna e Gjilanit.

Marrëveshja pritet të finalizohet në muajin prill të vitit 2023.​

You Might Also Like