Gjilan

Kryetari Hyseni përkrah iniciativën e organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Kryetari Hyseni përkrah iniciativën e organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Gjilan, 10 dhjetor 2021 – Në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në ngjarjen informuese të organizuar nga organizata jo qeveritare “Vullnetarët e Qytetit”.

Kryetari Hyseni ka thënë se janë të gatshëm gjithmonë që t’i mbështesin iniciativat e tilla, me të gjitha kapacitetet komunale.

“Është obligim institucional dhe njerëzor për t’u dalë në përkrahje iniciativave të tilla, ndërkaq bashkë me mua janë edhe zyrtarët komunalë që merren me çështjet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve. Në çdo rast do të jemi të gatshëm që t’i dalim në ndihmë iniciativave të tilla”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Së shpejti do ta bëjë publik edhe një orar të takimeve me qytetarët dhe besojmë që minimalisht do të jetë dy herë në javë. Brenda kësaj kohe do të kemi mundësinë që t’i takojmë edhe të rinjtë dhe të rejat e qytetit, në mënyrë që t’i dëgjojmë edhe hallet e tyre, të cilat janë sigurisht të shumta. Ju përgëzoj për vullnetin dhe për angazhimin në të mirën publike”, ka shtuar kryetari Hyseni.

Në emër të organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, ka folur Ardianë Halimi, e cila e ka falënderuar kryetarin Hyseni për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes së Komunës së Gjilanit.

“Bashkë me nxënësit e gjimnazit natyror, kemi dalë së bashku me të rinjtë e tjerë të qytetit, për t’i informuar qytetarët se cilat janë institucionet relevante, se ku ata mund të drejtohen për padrejtësitë që i hasin gjatë jetës së tyre”, ka thënë ajo.

You Might Also Like