Gjilan

Kryetari Hyseni pret një delegacion nga PSD në Zvicër të udhëhequr Dr. Hans Peter Berger, merr mbështetje për projektet e Komunës së Gjilanit

Kryetari Hyseni pret një delegacion nga PSD në Zvicër të udhëhequr Dr. Hans Peter Berger, merr mbështetje për projektet e Komunës së Gjilanit

Gjilan, 27 shtator 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka pritur një delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Berni.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ka prezantuar projektet e Komunës, për të cilat ka marrë mbështetje.

“Para tyre prezantova projektet në proces të Komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në diskutimet e shumta e përmbajtësore që kishim”, ka thënë kreu i Gjilanit. ​

You Might Also Like