Kryetari i Degës së LDK-së z. Lutfi Haziri ngushëllon familjen Mahmuti me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Lulzim Mahmuti
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Lulzim Mahmuti, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mahmuti.
Telegram ngushëllimi
E nderuara familje Mahmuti,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të aktivistit e veprimtarit të madh të kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, Lulzim Mahmuti.
Luli gjatë kohës sa jetoi, punoi me zell për të mirën e përgjithshme, duke qenë shembulli më i mirë i një veprimtari, familjari, shoku e kolegu!
LDK e Gjilanit humbi veprimtarin e palodhur dhe besimtarin e familjes politike.Luli i LDK-së njihej çdokund. Lamtumirë, mik i dashur!Falna mundin e shpirti juaj i bardhë të pushoj në paqe.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve!