Kryetari i Degës së LDK-së z. Lutfi Haziri ngushëllon familjen Ajeti pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Isuf Ajeti
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Isuf Ajeti, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegramin ngushëllimi familjes së të ndjerit, në të cilin thuhet:
E nderuara familje Ajeti
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh, Isuf Ajeti.
Ai më nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për si veprimtar për liri e pavarësi, si veprimtar sportiv, ish-drejtor i Fondit Pensional e avokat i suksesshëm.
Isuf Ajeti do t’i mungojë familjes, qytetarëve të Gjilanit, komunitetit sportiv e Odës së Avokatëve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit sportiv. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!