Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit

Urime për muajin e shenjtë të Ramazanit

Një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, z. Arianit Sadiku si dhe bashkëpunëtorë të tjerë vizituam Bashkësinë Islame në Gjilan.

Uruam Kryetarin e BIK-ut në Gjilan për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, duke uruar agjërim sa më të lehtë për qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Kosovës.

Para vetes kemi plot 29 ditë sakrificë e vetmohim, mëshirë e solidaritet. Kjo bashkëndjesi ndaj të tjerëve e sakrificë e jona qofshin vlera që na shoqërojnë gjithmonë.

You Might Also Like