Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, viziton punimet në modifikimin e stadiumit ndihmës, i cili po bëhet gati për zhvillimin e ndeshjeve të Superligë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, viziton punimet në modifikimin e stadiumit ndihmës, i cili po bëhet gati për zhvillimin e ndeshjeve të Superligë

Gjilan, 21 shkurt 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kanë vizituar sot punimet te stadiumi ndihmës, i cili po bëhet gati për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës.

Kryetari Hyseni ka thënë se janë të vetëdijshëm që në bari sintetik zhvillimi i ndeshjeve për nivelin siç i kemi klubet në Superligë nuk është adekuat, por kjo është një formë të masës emergjente me qëllim që stadiumit të qytetit t’i krijohet hapësirë për punë.

“Në stadiumin ndihmës kemi filluar modifikimin e hapësirës me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës. Është njëra prej masave le të themi emergjente me qëllim që stadiumit të qytetit t’i krijohet hapësirë për punë, ndërkaq në momentet kur nuk mund të zhvillohen ndeshjet për shkak të kushteve atmosferike, do të mundësohet që ndeshjet e Superligës të zhvillohen edhe këtu, le të themi në kushte minimalisht të përshtatshme”, ka thënë kreu i Komunës, Alban Hyseni.

“Ajo çfarë është kërkuar edhe prej Federatës në takimin e përbashkët është prerja e rrethojës përreth fushës ndihmëse, zhvendosja e dy shtyllave që e mbajnë ndriçimin e kësaj fushe dhe vendosja e tri platformave për instalimin e sistemit VAR, në mënyrë që të plotësohen edhe kriteret bazë ose elementare për zhvillimin e ndeshjeve”, ka shtuar kryetari Hyseni.

Ai bëri të ditur se kanë pasur takim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ka informuar se janë në fazën finale të prerjes së gjendjes në punimet që janë zhvilluar deri më tash në stadiumin e qytetit.

“Na duhet një skanim i detajizuar i gjendjes së stadiumit të qytetit, i punimeve të zhvilluara, i situacioneve që janë dorëzuar e i pagesave që janë bërë, në mënyrë që ne të mund ta bëjmë prerjen dhe të vazhdojmë tutje me stadiumin. Ne jemi zotuar që brenda këtij viti do të përshpejtohet jashtëzakonisht shumë niveli i punëve, ndërkaq po planifikohet që projektin e munguar final ta përfundojmë brenda një periudhe të shkurtër kohore, që t’i zhvillojmë punimet e t’i përfundojmë në fazën e parë dhe të kontraktohet edhe faza e dytë”, ka deklaruar kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Në fund, kryetari Alban Hyseni ka falënderuar drejtorët komunalë, Mentor Mihovci e Kushtrim Zeqiri për angazhimin e përbashkët, të cilët kanë kërkuar nga kompania përkatëse që t’i intensifikojnë punimet edhe

më shumë.

You Might Also Like