Viti

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron 17- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në prag të shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë, Si kryetar i kësaj komune, kam kënaqësinë dhe nderin që, në emër të institucionit tonë dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite historike për Kosovën nuk na bënë veç krenar, por njëkohësisht na rikujton sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës të cilën e gëzojmë sot e 17 vite.

Në këtë ditë ne me respekt të thellë përulemi para veprës së heronjve të kombit, dëshmorëve dhe intelektualëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Gjithashtu, në këtë ditë ne nuk harrojmë t’i falënderojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët qëndruan dhe vazhdojnë të jenë përkrah popullit të Kosovës. Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!” Aziz Zuka

You Might Also Like