LAJME

 Kujtim Sadriu: Është koha të ulen tensionet dhe të bashkohet faktori politik në Luginë

Subjekte politike shqiptare të komunave Preshevë, Bujanoc, pasi që janë marrë vesh që të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duhet që të koordinojnë veprimet edhe në nivel lokal, vlerëson Kujtim Sadriu, njohës i rrethanave politike në Luginë të Preshevës.
“Mendoj se tani është koha të unifikohen edhe në nivel lokal dhe të bëhet një koalicion gjithëpërfshirës për të patur një sukses më të madh me dakordimin e deputetëve të ardhshëm.
Koha është të ulen tensionet, dhe të bashkohet faktorit politik në Luginë”, ka thënë Kujtim Sadriu.

You Might Also Like