Viti

Kur do të instalohen kamerat e sigurisë në  qytetin e Vitisë

Në Viti, është mbajtur takimi i rregullt i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi/EVSB/ që është kryesuar nga Koordinatori  i këtij mekanizmi të sigurisë Imri Emërllahu.”Gjendja e sigurisë nga EVSB, dhe nga të pranishmit e tjerë, u vlerësua e qetë dhe stabile, me përjashtim të disa rasteve, dukurive negative, e që janë raste të izoluara dhe të njohura për PK-në, por ajo që brengos është fakti se e vetmja komuna e Vitisë ende nuk ka të instaluar kamera të sigurisë në qytet dhe në disa vendbanime më të mëdha”, tha  në këtë takim Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu.

Në këtë takim Lulzim Haxhiu, zyrtar policor   ngriti disa nga shqetësimet sa u përket dukurive negative, dhe ndër tjera theksoj se e vetmja Komuna e Vitisë është që nuk posedon kamera të sigurisë nëpër qytet. Nga problemet e identifikuara u përmendën si shqetësuese, mungesa e ndriçimit publik nëpër disa vende kyçe, qentë endacak, e shumë shqetësime tjera.

Ndërsa lidhur me masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë temperaturave të ulëta, foli Eksperti Elbasan Aliu, inxhinier i komunikacionit rrugor, me këtë rast  e përshkroi gjendjen e tërësishme të rrugëve lokale, i tregoj faktorët, dhe shkaktarët e aksidenteve, dhe dha shumë këshilla t’jera që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme, me rrugët lokale gjatë sezonit dimërorë.

Edhe Drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, informoj për mirëmbajtjen e rrugëve lokale brenda territorit të Komunës së Vitisë. Ndër tjera ai shtoj se të gjitha rrugët janë të kalueshme, dhe si drejtori kemi intervenuar vetëm në fshatin Debëllde, ku lartësia mbidetare është e lartë, aty është hedhur krip dhe zhavorr, kurse të gjitha rrugët tjera janë të kalueshme, dhe institucionet Komunale, janë të gatshme tu dalin në ndihmë banorëve të tyre me mirëmbajtje të rrugëve.

Muhamet Ajeti, zyrtar Policor për Komunitete, thotë se ne si Stacion Policorë, kemi bërë planin operativ, dhe gjatë këtij plani kemi bërë 420 tiketa tek shkelësit e rregullave në trafik ,dhe brenda muajit është rritur numri në 700 tiketa, me të vetmin qëllim uljen e aksidenteve.

Lulzim Haxhiu, zyrtar policor, ngriti disa nga shqetësimet sa u përket dukurive negative, dhe ndër t’jera theksoj se e vetmja Komuna e Vitisë është që nuk posedon kamera të sigurisë nëpër qytet.

Nga problemet e identifikuara u përmendën si shqetësuese, mungesa e ndriçimit publik nëpër disa vende kyçe, qentë endacak, e shumë shqetësime tjera.

Drejtori i Inspeksionit Skender Ahmeti, thotë se:Ligji e ndalon likuidimin e qenve. Dhe ne si Komunë e Vitisë kemi bërë përpjekje me e zbutë gjendjen sa i përket qenve endacak.

Dhe tregoj fshatrat të cilat ndjehen më të frekuentuar nga qentë endacak, ai tregoj se fusha e Binçës është më e prekur nga frekuentimi i qenve endacak.

Fushata vetëdijesuese kundër fishek zjarreve, për këtë pikë foli Koordinatori i EVSB-së, i cili i njoftoj të pranishmit se ne si EVSB, së bashku me PK-në, Stacioni Policor në Viti, për çdo fundvit bëjmë shpërndarjen e postareve vetëdijesuese nëpër të gjitha shkollat e Komunës sonë,dhe nëpër ato vende ku ka frekuentime më të shumët të qytetarëve tanë.
Drejtori i Inspeksionit, përmendi afatet kohore se kur lejohet shitja dhe kur përdorimi i fishek zjarreve, fishekzjarrët janë të sanksionuara edhe me ligj,shtoj ai.

Pas shumë diskutimeve u vendos njëzëri që postierët kundër përdorimit të fishek zjarreve të shpërndahen nga fillimi i javës së ardhshme, dhe shpërndarjen e bëjnë EVSB dhe PK,e Vitisë thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu.

                                                                        Aziz Zuka

You Might Also Like