Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Gursel Sylejmani”, kërkon nga personi fizik i cili ka dëmtuar veprën artistike “Art is the Way” sa më shpejtë t’a rikthejë në gjendjen e mëparme.
Veprimet e tilla nuk arsyetohen me asgjë, pa marrë parasysh nga kush vijnë, ato do të përballen me ndjekje juridike e ligjore, me qëllim për t’i mbrojtur vlerat kulturore e artistike që ka komuna e Vitisë!
Kjo ndërhyrje pa leje në këtë vepër arti përveç tjerash është imazh i keq për Komunën e Vitisë në përgjithësi, prandaj DKRS dhe SHAF “Gursel Sylejmani”, edhe një herë shprehin indinjatën e thellë lidhur me këtë gjendje të krijuar, dhe si subjekte juridike kompetente për këtë mural artistik, nuk do të tërhiqemi nga kjo kërkesë deri në realizimin e saj thuhet në komunikatën e këtij institucioni kulturor.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtoria e Inspekcionit dhe Stacioni policor në Komunën e Vitisë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet juridike për dëmtimin e kësaj prone publike, dëmtimi i së cilës sanksionohet sipas nenit 333 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ky akt i shëmtuar, përveç se ka irrituar komunitetin e artistëve, ka irrituar edhe qytetarët e Komunës së Vitisë, prandaj ne si subjekte juridike kompetente, kërkojmë edhe përkrahjen e medieve dhe shoqërisë civile lidhur me këtë çështje. Edhe pse kjo komunikate dhe ky reagim I përgjegjësve te shtëpisë se Kulturës në Viti erdhi ne kohe te duhur shtrohet pyetja: Ku ishin institucionet e komunës kur janë bere këto dëmtime në murin e këtij objekti dhe u shëmtuan e dëmtuan muralet sepse sigurisht se dikush i ka parë ata të cilët bënë këtë veprim që ka indinjuar qytetarët .Ndoshta “dritaret “ që janë hapur dhe jane vendos edhe korniza në to nuk janë bërë natën apo dikush ka patur leje për t’i shndërruar apo hapur ndonjë lokal në to! Aziz Zuka