BVA Balkan Cup, po zhvillohet në Izmir të Turqisë e ku pjesëmarrëse në mesin e vendeve të Ballkanit është edhe KV Drita nga Gjilani.
Në këtë miniturne po marrin pjesë ekipe nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Kosovën e përfaqëson KV Drita, që është kampione, sikurse që në këtë turne marrin pjesë edhe Voluntari (Rumani), Jedinstvo (Serbi), Aris Thessaloniki (Greqi), Aydin (Turqi), Janta Voley (Maqedoni e Veriut).
Ekipi nga Gjilani në ndeshjen e parë është takuar me ekipin rumun CSO Voluntari nga Rumania dhe që në start ka pësuar humbje.
Vashat gjilanase në setin e parë janë kufizuar në 11 pikë, derisa në setin e dytë gjithashtu kamë pësuar me rezultat 12:25. Ekipi bardh e kaltër paksa më i mië ishte në setin e fundit, kur arriti deri në 16 pikë për të mbyllur krejt ndeshjen me rezultat 0:3
KV Drita – CSO Voluntari 2005 0:3 (11:25, 12:25, 16:25)
Kryelajmi.com