Gjilan

LDK gjen zhgënjim në ndërtesën e Komunës nga mosgatishmëria e parë sot në takim

Komunikatë e degës së LDK-së në Gjilan:
Sot, përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, Gentrit Murseli dhe Gresa Avdiu, ishin në takimin e thirrur nga i pari i ekzekutivit në Gjilan, Alban Hyseni.
Me vullnetin e mirë të këshilltarëve të LDK-së, pjesëmarrja në takim ishte në frymën e bashkëpunimit për të tejkaluar situatën e krijuar tash e sa muaj nga vetë i pari i ekzekutivit, z. Hyseni.
Si LDK nuk kemi asnjë kusht specifik për votimin e buxhetit të vitit 2025 dhe as për bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë eurosh, por vetëm përmbushjen e disa zotimeve të tij të fushatës.
Transparencë, llogaridhënie e punësime me meritë ka premtuar që nga fillimi. Këtë po ia kërkojmë edhe ne!
Pra, LDK në Gjilan kërkon:
1) Anulimin e konkursit të fundit në Drejtorinë e Arsimit për shkak të ankesave të mëdha dhe shkeljeve ligjore e punësimeve nepotiste, partiake e klienteliste,
2) Zbatimin e të gjitha vendimeve të Kuvendit Komunal, përfshirë vendimet për subvencionimin e Handikos, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës Pema, e vendimet tjera.
3) Ndërprerjen e të gjitha kontratave mbi vepër,
4) Raportimin e të parit të ekzekutivit në Kuvendin Komunal sipas detyrës zyrtare dhe ligjeve në fuqi.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive në Kuvendin Komunal, duke qenë gjithmonë gardiane e ligjshmërisë.

You Might Also Like